
Klubi spanjoll, Rayo Vallecano ka ‘bllokuar’ mundësinë që trajneri i tyre, Iraola t’i bashkohet Leeds United.
Iraola ishte trajneri që po udhëheqte listën e klubit anglez pas shkarkimit të Jesse March këtë muaj. Trajneri spanjoll këtë sezon së bashku me Rayo Vallecanon gjinden në pozitën e pestë në tabelën e La Liga.
Leeds United e kanë ndjekur qëmoti këtë trajner dhe ky i fundit është i hapur për një lëvizje në Angli.
Michael Skubala, Paco Gallardo and Chris Armas po udhëheqin klubin e Leeds pas shkarkimit të amerikanit, Marsch, me Leeds që barazuan mbrëmë me Manchester United 2-2 në “Old Trafford”.
Në listën e ngushtë të anglezëve është edhe trajneri i Feyenoord, Arne Slot.