Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zaniolo me fjalë të mira për Romën: Përjetësisht mirënjohës

Gazeta10
09 February 2023 - 13:45

Futbollisti italian, Nicolo Zaniolo i dha fund aventurës të tij me AS Roma, duke u transferuar zyrtarisht te Galatasaray në Superligën e Turqisë.

Zaniolo ishte pjesë e Romës që nga vera e vitit 2018, me italianin që është paraqitur me fanellën verdhekuq në 128 ndeshje, në të cilat kishte shënuar 28 gola. Goli i tij në finalen e UEFA Europa Conference League mund të llogaritet si ndër më të rëndësishmit në karrierën e tij te deritashme.

Zaniolo shprehu mirënjohje për periudhën që kaloi te Roma dhe falënderoi verdhekuqtë në reagimin e tij në rrjetet sociale.

“Kur mbërrita te Roma, më pritën si të isha në shtëpi. Ky kub më rriti dhe më dha një mundësi, të cilën u përpoqa ta shfrytëzoj në maksimum, duke luftuar për këto ngjyra dhe djersitur fanellën që vishja. Ky udhëtim është përbërë nga emocione unike, ku më i madhi ishte padyshim ai i 25 majit në Tiranë, ai gol, ajo kupë e gjitha e jona. Janë thënë shumë gjëra, por tani që jemi ndarë, jam unë që dua të them diçka. Ishte një nder. Jam përjetësisht falënderues”, shkroi Zaniolo.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.