Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Vuçiq: Deklarata e Konjufcës për Asociacionin ishte e pritshme

Gazeta10
09 February 2023 - 14:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deklarata e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet, ishte i “pritshme”.

Vuçiq ka thënë që e “përgëzon Konjufcën për sinqeritetin e tij”, sepse sipas tij “institucionet e Prishtinës “më në fund treguan sinqeritet”.

“Ata ishin të sinqertë në atë që kurrë nuk kanë dhe as nuk planifikojnë, të formojnë një Asociacion. Të shohim se çfarë do të bëjnë tani amerikanët dhe të tjerët”, tha Vuçiq.

Ndryshe kjo deklaratë e Vuçiqit vjen pas asaj të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili e ka komentuar një deklaratë të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kishte thënë se me kryeministrin Albin Kurti, a pa të, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të krijohet.

Konjufca ka paralajmëruar edhe protesta, duke shprehur edhe gatishmërinë e tij që ta lë karrigen e krykuvendarit për ta ndalur Asociacionin.

Ai ka thënë se nuk është theksi te Kurti, por sipas tij, pa kryeministrin e Kosovës – Asociacioni nuk mund të bëhet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.