Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Video e re e VV-së, sulmon doktorët e LDK-së, etiketon Isa Mustafën, Abdixhikun e Hotin

Gazeta10
09 February 2023 - 17:17

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka dalë me një video, ku kësaj radhe ka shënjestruar ekonomistët e LDK-së.

VV thotë se propozimet e ekonomistëve të LDK-së po iu shërbejnë grupeve të interesit, duke përmendur këtu propozimin e LDK-së për ta ulur dhe hequr akcizën dhe TVSH-në e naftës, tërheqjen e 30% të Trustit, si dhe uljen e tatimeve dhe rritjen e pagave.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mburret me akademikët e saj. Për profesorët e doktorët në universitet publike dhe private. Vetëm për ekonomi ajo ka thuajse gjithë katedrën e kësaj fushe në UP. Por, cilat janë alternativat e tyre për ekonomi në këto dy vite? Propozimi për ta ulur e më pas hequr akcizën, dhe TVSH-në dhe naftën. Tërheqja e 30% të Trustit. Dhe, ulja e tatimeve e rritja e pagave. Këto pra ishin tri propozimet e tyre. E para, ajo për akcizën dhe TVSH-në e naftës, u shërben naftëtarëve ta rrisin marzhën e fitimit. Ne e vendosëm çmimin tavan, i cili uli çmimin për qytetarët”, thuhet në videon e VV-së.

Vetëvendosje akuzon LDK-në se tentoi ta shkatërronte sistemin pensional në Kosovë, duke e krahasuar me shkatërrimin serb.

“E dyta, ajo e tërheqjes së trustit, nuk ndihmon ata që kanë nevojë dhe shkatërron sistemin pensional që kemi. Njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshën deshtën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së. Dhe e treta, ajo e uljes së tatimeve dhe e rritjes së pagave, një propozim që nuk ka sens, një populizëm i pastër që as nuk merr mundin të tregoj se ku do të merren paratë”, thuhet në video.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.