Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rrëfimi rrëqethës i shqiptares që humbi 12 familjarë nga tërmeti shkatërrues (VIDEO)

Gazeta10
09 February 2023 - 18:02

Tërmeti i mëngjesit të së hënës ka prekur shumë familje në Turqi, madje edhe shqiptarët të cilët jetojnë atje, raporton Gazeta10.

Në një intervistë të dhënë për “Info10”, shqiptarja e cila jeton në Turqi, Venera Galimuna, tregon përjetimet e saj se si ende nuk kanë informata për kunatën e saj dhe burrin të cilët ndodhën nën gërmadha edhe tre ditë pas fatkeqësisë.

“Kemi shumë familjarë të humbur, kunata me burrin janë nën gërmadha, nuk e dimë  a jetojnë nuk dimë për ta asgjë. Dje kemi marrë lajmin për nusen e kunatës që ka vdekur, sot kemi marrë lajmin që 12 anëtarë të familjes së ngushtë të burrit e miq kanë vdekur. Por kemi edhe lajme të mira ka familjarë që kanë shpëtuar.”, ka thënë Galimuna.

Tutje, Galimuna ka thënë se janë në kontakt me të afërmit të cilët po kanë lidhje interneti, por që shumica s’po kanë qasje për shkak të vështirësive./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.