
Kjo fundjavë na sjell xhiron e 23 në Premier League, ku do të luhen disa ndeshje interesante përgjatë këtyre ditëve, me ndeshjen kryesore që luhet në “Anfield Road” të hënën nga ora 21:00 mes Liverpool dhe Everton, që ndryshe njihet edhe si “Merseyside Derby”.
Ndeshja hapëse luhet mes ekipeve londineze West Ham dhe Chelsea, me “Çekanët” që presin të shtunën nga ora 13:30 ekipin e Graham Potter që nuk po kalojnë formë të mirë në Premier League.
Lideri i tabelës, Arsenal do të mirëpres gjithashtu një ekip nga Londra, Brentford, me ndeshjen që zhvillohet poashtu të shtunën në ora 16:00. “Topçinjtë” hyjnë në këtë ndeshje pas humbjes nga Evertoni I Sean Dyche.
Ndjekësi më i afërt i Arsenal, Manchester City të dielën do të jetë nikoqir i Aston Villës në “Etihad Stadium”, me ndeshjen që do të zhvillohet në ora 17:30.
Ekipi tjetër nga Manchesteri, Manchester United do të jetë mysafir i Leeds United, ekip që para disa ditësh i nxorri barazim në “Old Trafford” me rezultat 2-2.
Ndwrsa, klubi tjetër që po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, Newcastle United udhëton në “Vitality Stadium” për t’u përballur me Bournemouth.
Ndeshjet tjera që e kompletojnë këtë xhiro në elitën e futbollit anglez janë: Crystal Palace – Brighton, Fulham – Nottingham Forest, Leicester City – Tottenham dhe Southampton – Wolverhampton.