
Serie A vazhdon këtë fundjavë me xhiron e 22-të, ku do na ‘servojë’ me disa ndeshje interesante që do të luhen përgjatë këtyre ditëve.
Këtë xhiro do ta hapë ekipi milanez, Milano, me ndeshjen që luhet në “San Siro” këtë të premte ndaj Torinos me fillim nga ora 20:45.
Të parët në tabelë, Napoli do të presin të dielen ekipin pa fitore këtë sezon në ligë, Cremonese, ndeshje që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Ekipi i dytë në tabelë, Interi luan të hënën ndaj Sampdorias, me fillim nga ora 20:45. “Neroazzurët” hyjnë në këtë ndeshje pas fitores në derbi ndaj Milanit me rezultat minimal 1-0.
Roma, e cila po lufton për një vend në top katërshe, luan si mysafir i Lecces këtë të shtunën në ora 18:00.
Ekipi i cili po kalon në shumë probleme këtë sezon, Juventus pret në “Allianz Stadium” ekipin e Fiorentinës, me ndeshjen që është paraparë të zhvillohet nga ora 18:00 ditën e diel.
Ndeshjet që e plotësojnë xhiron e 22-të në Serie janë: Empoli – Spezia, Lazio – Atalanta, Udinese – Sassuolo, Bologna – Monza dhe Hellas Verona – Salernitana.