Gazeta10

Ahmeti kritika VV-së: Dëshmorët i nderojmë nëse ndjekim rrugën e tyre, jo përmendoret e tyre

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka kritikuar Lëvizjes Vetëvendosje për mënyrën se si i kanë përkujtuar Mon Balaj dhe Arben Xheladinin.

Ahmeti ka thënë se dëshmoret i nderojmë vetëm nëse ndjekim rrugën e tyre, dhe jo nëse ndjekim përmendoret e tyre.

“Dëshmorët i nderojmë vetëm nëse ndjekim rrugën e tyre. Jo nëse ndjekim përmendoret e tyre. Jo të zhveshur nga arsyeja pse ranë. Jo siç po i përkujton sot VV-ja dhe Kurti. Të zhveshur nga çdo kritikë kundër Pakos së Ahtisaarit. Të zhveshur nga qenia e vetë politike që u ndërtua duke kujtuar çdo 10 Shkurt se pse ranë Moni e Arbeni.” – ka shkruar ai.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e VV-ja e vezhur me petkun e popullzimit po e kujton Mon Balaj dhe Arben Xheladinin e zhveshur nga ideali që një ditë, kur ajo të vijë në pushtet, amanetin e dëshmorëve do të vihet në vend.

“Sot VV, e veshur me petkun e popullzimit, po e kujton Monin e Arbenin e zhveshur nga ideali që një ditë, kur ajo të vijë në pushtet, amaneti i dëshmorëve do të vihej në vend dhe Kosova do të transformohej nga një shtet i bazuar në ndarje e pabarazi etnike, në një shtet qytetar ku të gjithë janë të barabartë.” – ka shkruar ai./Gazeta10

NË FOKUS

Screenshot 2024-04-30 145413
Videoja tmerruese e abuzimit seksual: Arrestohet personazhi i Tik-Tokut nga Klina
Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
sr
E shpallën të vrarë nga Rrustë Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
arrestohett
Arrestohet një burrë në Klinë
sh
Shqiptari vret pronarin e një lokali në Gjermani, pamje nga vendi i ngjarjes
lumi
Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi
IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan