
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë shprehur mbështetje të fuqishme propozimit evropian për normalizimin e raporteve midis Kosovës e Serbisë, në samitin e jashtëzakonshëm që përfundoi të premten. E burime evropiane thanë se deklaratat publike dhe kushtet e vëna nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ndihmojnë organizimin e një takimi të radhës, në nivel të lartë, në Bruksel
Liderët e vendeve anëtare të BE-së i kanë shprehur mbështetje të fuqishme propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në samitin e fundit që ka përfunduar të premten në orët e hershme të mëngjesit, në orën 3 pas mesnate./Koha