Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohen dy parlamentarë të tjerë pas hetimeve të BE-së për korrupsion

Gazeta10
11 February 2023 - 20:22

Hetimet për skandalin e korrupsionit në Parlamentin Evropian rezultuan me dy arrestime të tjera, konfirmoi sot një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik, në Bruksel.

“Socialdemokrati belg, Marc Tarabella, 59 vjeç, u arrestua dje për korrupsion, pastrim parash dhe anëtarësim në një organizatë kriminale”, tha zyra.

Anëtari italian i Parlamentit Evropian, Andrea Cozzolino u arrestua gjithashtu pas akuzave për ryshfet në lidhje me hetimin.

“Policia italiane arrestoi Cozzolino pasi ai kërkoi trajtim në një spital të Napolit”, sipas medias italiane.

Skandali u shfaq në dhjetor, kur zëvendëspresidentja e atëhershme e Parlamentit Evropian Eva Kaili, ish-deputeti i BE-së, Pier Antonio Panzeri dhe dy të dyshuar të tjerë u arrestuan pas dyshimeve për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion.

Ata u akuzuan se kanë ndikuar në vendimet parlamentare në favor të vendit mikpritës të Kupës së Botës në futboll, të Katarit në këmbim të parave dhe dhuratave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.