
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se Policia e Kosovës ka shkatërruar sot edhe laboratorin e tretë të drogës në veri të vendit.
Ai tha se vlera e llogaritur e sasisë së lëndës narkotike dhe pajisjeve është rreth 2.3 milionë euro.
“Profili i atyre që e ushtrojnë këtë veprimtari kriminale në veri të vendit tonë është i qartë: Paramilitarë e narkodilera. Këta po i mbron, mbështet dhe kur ju duhet i orkestron Presidenti i Serbisë Vuciq dhe pas tij ministri i mbrojtjes Vuceviq dhe Petkovic”, tha Sveçla.
Ministri theksoi se barrikadat e vendosura gjatë muajit dhjetor në katër komunat e veriut të vendit në të vërtetë kanë mbrojtur drogën e jo qytetraët.
“Kanë mbrojtur grupet e krimit të organizuar dhe jo burrat e gratë të komunitetit serb shtetas të Kosovës. Ato kanë mbrojtur vetëm dhe vetëm fijet e krimit që dërgojnë në ndërtesën presidenciale të Serbisë, aty nga ku Vuciq dirigjon klanet kriminale për paratë e trafikut me të cilat më pas sulmon shtetin tonë në emër të të drejtave të qytetarëve. Asnjë qytetari në botë nuk mund të mbrohet nga narkodillerat dhe paramilitarët”,shtoi ai.
Sveçla tha se ka kohë që kjo kohë ka marrë fund dhe se e drejta do të triumfojë edhe më herët se sa që e kanë paramenduar