Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Java e Pavarësisë, Krasniqi premton nismën për vendosjen e shtatores së Demaçit në Prishtinë

Gazeta10
13 February 2023 - 10:56

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, Javën e Pavarësisë e ka nisur duke bërë homazhe te varri i Adem Demaçit, bashkë me gruan dhe fëmijët e tij.

Përmes një postimi në Facebook ku edhe ka ndarë fotografi duke vendosur lule mbi varr, Krasniqi thotë se Demaçi është simboli i sakrificës, guximit dhe atdhedashurisë – karakteristika të cilat mishërojnë përpjekjet e shumë brezave në rrugën e lavdishme të lirisë.

“Adem Demaçi është simboli i sakrificës, guximit dhe atdhedashurisë – karakteristika të cilat mishërojnë përpjekjet e shumë brezave në rrugën e lavdishme të lirisë. E kujtoj si sot, Adem Demaçi ishte një ndër personat e vetëm të cilin ish-Kryeministri Hashim Thaçi e kishte ftuar në ndërtesën e Qeverisë në mbrëmjen e 16 shkurtit të vitit 2008, për të ndarë me të të gjitha përgatitjet finale për Ditën e shpalljes së Pavarësisë – përfshirë edhe prezentimin e flamurit të Kosovës. Ishte një ndër momentet më emocionuese që kisha përjetuar deri atëherë.”, ka shkruar Kransiqi.

I pari i PDK-së po ashtu thotë se mirënjohja për të duhet të tregohet edhe përmes ngritjes së një shtatoreje meritore në Prishtinë, raporton Gazeta10.

“Baca Adem nuk është thjesht një emër, por është institucion. Prandaj, kujtesa, respekti dhe mirënjohja historike ndaj personalitetit të tij duhet të tregohet edhe përmes ngritjes së një shtatoreje meritore në Prishtinë.”, ka shkruar ai.

Tutje, Krasniqi ka bërë të ditur se PDK-ja do ta marr këtë nismë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, për ngritjen e nëj shtatoreje të tij në kryeqytet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.