Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxhaj- Kurtit: Në 2013 e ke kundërshtuar Asociacionin me dhunë në Kuvend, kërko falje

Gazeta10
13 February 2023 - 13:41

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të kërkojë falje për siç thotë ai dhunën e ushtruar në Kuvend gjatë kundërshtimit të marrëveshjes për Asociacionit në vitin 2013, kur Kurti ishte opozitar.

“Po ashtu duhet të tërhiqeni nga të gjitha ato etiketime që iu keni bërë njerëzve duke i cilësuar si tradhtar”, ka thënë Hoxhaj.

Për më shumë ai deklaroi se Kurti ishte i sinqertë gjatë prezantimit të çështjes së dialogut.

“Mendoj që kryeministri ishte shumë i sinqert me ne. Por jam i tmerruar nga ajo që dëgjova nga sinqeriteti i tij, sepse kam pasur pritje të tjera që dialogu do të duhej t’i sjellë Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka deklaruar se Serbia vazhdon të jetë shtet armiqësor me Kosovën, duke shtuar se procesi i dialogut ka qenë i vështirë gjithmonë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.