Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi takon disa ish të burgosur politikë

Gazeta10
14 February 2023 - 9:10

Në kuadër të Javës së Pavarësisë, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar kryetarin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefik Sadiku, raporton Gazeta10.

Po ashtu pjesë e këtij takimi ishin edhe ish të burgosur të tjerë politik, veprimtarë të shquar, Hydajet Hyseni, Meriman Braha, Selatin Novosella, Ilmi Ramadani, Xhevat Bislimi, Lumnie Azemi-Morina, Salihe Salihu, Berat Luzha, Zymer Neziri e Xhemajl Pllana, të cilëve iu ka shprehur mirënjohjen për kontributin e madh dhe sakrificën në rrugën e çlirimit.

“Kam qenë vetëm 15 vjeç kur më kanë burgosur për herë të parë, pasi kisha bërë betimin si pjesë e grupit të organizuar të ilegalistëve të Ferizajt, “Shote Galica”. Nga ajo ditë, asnjëherë nuk më janë ndarë përndjekjet dhe sfidat” – kishte thënë Salihe Salihu, ish e burgosur politike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.