
Në San Siro zhvillohet sfida e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Tottenham Hotspur.
Të dyja skuadrat janë në pozitën e pestë tabelare në ligat respektive, me Rossonerët që kanë grumbulluar 41 pikë në 22 ndeshje në Serie A, kurse Spursat kanë arkëtuar 39 pikë në 23 ndeshje të zhvilluara në Ligën Premier.
Formacioni startues i Milanit: Tatarusanu; Thiaw, Kalulu, Kjaer, Theo Hernandez; Saelemaekers, Krunic, Tonali; Brahim Diaz, Leao; Giroud.
Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Forster; Romero, Dier, Lenglet; Emerson, Skipp, Sarr, Perisic; Kulusevski, Kane, Son.