
Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni është përplasur ashpër me komentatorin politik, Ardian Çollaku teksa ka folur për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Me këtë deklaratë të deputetës nuk u pajtuar Çollaku teksa e ka përmendur skandalin në Slloveni ku dyshohet se është i përfshirë ammbasadori kosovar atje, Martin Berishaj, shkruan Gazeta10.
Çollaku ka pyetur deputetën, pse ende nuk është shkarkuar ai edhe pas dyshimeve të publikuara.
“Kurti nuk thirret në luftim të korrupsionit, por e lufton korrupsionin. Kjo tendenca jote me ndërhyrë vazhdimisht e mos me na lanë me përfundu argumentin, është e ultë. Po e lufton korrupsionin qeveria aktuale z.Çollaku. Për këtë po flasin raportet ndërkombëtare. Hiç mos të dhimbesem. Ty le të dhimbset vetja që ke rënë në një nivel të tillë, dhe e ki krejt këtë urrejte për punët e mira që bëhen”, iu drejtua Çollakut deputetja Kryeziu-Hyseni në Politiko.
“Nëse dikush thotë po e luftoj korrupsionin edhe është një zv/ministër i përfshirë në korrupsionin, nuk e shkarkon?! Pse s’po e shkarkoni? Po më dhimbsesh? Po ta bëj një pyetje direkte dhe ti po i ikë përgjigjes” , ka reaguar Çollaku./Gazeta10