
Institucioni kryesor i futbollit, FIFA ka bërë me dije se shtetet organizuese të Botërorit 2026, ShBA-të, Kanadaja dhe Meksika janë kualifikuar automatikisht për atë botëror.
Mikpritësi i kampionatit tradicionalisht është kualifikuar për në turneun final të Botërorit 2026, mirëpo kjo është hera e parë që tri shtete janë nikoqire.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika do të ndajnë të drejtën e organizimit të kompeticionit më të rëndësishëm në futboll, me ndeshjet që do të zhvillohen në 16 qytete të këtyre shteteve.
Qytetet që do të mirëpresin Kupën e Botës 2026 janë: 11 nga ShBA ( Seattle, San Francisco, Los Angeles, Dallas, Houston, Kansas City, Philadelphia, Miami, Atlanta, Boston dhe New York), 3 nga Meksika (Mexico City, Monterrey dhe Guadalajara) dhe dy nga Kanadaja (Vancouver dhe Toronto).