Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Abdixhiku ia përmend Kurtit “dështimet dhe mashtrimet” me një video-mesazh

Gazeta10
15 February 2023 - 20:37

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një video-materiali  ka listuar të gjitha ato që i ka quajtur mashtrime dhe dështime të Qeverisë Kurti.

Sipas LDK-së, Kurti ka dështuar t’i përmbushë zotimet e tij për shkak të paaftësisë, arrogancës, por nga ana tjetër e kanë cilësuar të aftë Kurtin vetëm për të prodhuar propagandë.

LDK-ja ka paraqitur disa zotime të pushtetit si; ndërtimin e 160 çerdheve në Kosovë, duke potencuar se nuk është ndërtuar asnjë.

Pastaj në video është përmendur edhe premtimi i Kurtit për ndërtimin e 4000 banesave për çifte të reja, të cilat nuk janë ndërtuar.

LDK përmes kësaj video ka kritikuar pushtetin edhe për kapjen e ndërmarrjeve dhe institucioneve publike por edhe ngritjen  e çmimeve të produkteve bazike.

Tutje, Abdixhiku i ka përmendur Qeverisë edhe reciprocitetin që e ka premtuar kundrejtë Serbisë, duke ua theksuar edhe rritjen e importit me këtë shtet.

Kujtojmë se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht e ka ‘’goditur’’ LDK-në me video, madje një të tillë e publikoi edhe disa ditë më parë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.