
Pas luftës me sëmundejn e rëndë nga e cila vuante, babai i Ronaldo Sharkës është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme, raporton Gazeta10.
Mbrëmjen e së premtes, produksioni i Big Brother Vi pi komunikoi Ronaldos i cili ndodhej në studio lajmin se ata do të merrnin përsipër të gjitha shpenzimet e shërimit të babit të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori, i cili ka postuar një story, ku shkruan “Pusho i qetë në botën tjetër BAB”, kujtojmë se Ronaldo vendosi ta ndante me publikun historinë e të atit gjatë qëndrimit të tij të Big Brother.
Ai u surprizua nga i ati brenda ambienteve të shtëpisë, por vetëm disa javë më vonë, ai ishte shtruar në reanimacion pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.
Mbrëmjen e sotme ai ka mbyllur sytë përgjithmonë./Gazeta10
