Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lionel Messi gjithnjë e më larg PSG-së

Gazeta10
16 February 2023 - 13:24

Paris Saint-Germain dhe Lionel Messi janë ende larg arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës.

Jorge Messi, babai i Leos, i cili është edhe agjenti i tij, ka qenë pjesë e një takimi me PSG-në këtë të mërkurë, me klubin që i kanë bërë me dije se do t’ia ulin pagën yllit argjentinas.

Klubi amerikan që garon në MLS, Inter Miami mbetet ndër klubet më të interesuara për shërbimet e Leo Messi.

Kontrata aktuale e Messit përfundon në fund të këtij sezoni, mirëpo PSG ende dëshirojnë që t’ia vazhdojnë konratën edhe për një vit.

Sipas raportimeve nga Franca, thuhet se nënshkrimi i kontratës së re do të varet edhe nga paraqitja e PSG-së në Ligën e Kampionëve, me kampionët francez që janë në disavantazh ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.

Leo Messi po zhvillon sezonin e tij të dytë në kryeqytetin francez, pasi sulmuesi argjentinas iu bashkua parisienëve në verën e vitit 2021.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.