Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Veliu zyrtarizohet te Istanbulspori

Gazeta10
16 February 2023 - 17:22

Sulmuesi i krahut, Valmir Veliu është zyrtarizuar të enjten te skuadra elitare e Turqisë, Istanbulspor. Veliu është huazuar deri në fund të sezonit nga skuadra e Gaziantepit, e cila ditë më parë është tërhequr nga garat në elitën e futbollit turk për shkak të tërmetit, i cili në fillim të javës së shkuar goditi Turqinë.

22-vjeçari do të jetë ndihmë shtesë për Istanbulsporin, ekip që këtë edicion po lufton për ta siguruar mbijetesën në Superligë.

Veliu para fillimit të këtij sezoni u transferua te Gaziantepi nga skuadra e Llapit. Në 19 ndeshje të luajtura me fanellën e Gaziantepit, Veliu ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim. Ai ka kontratë me Gaziantepin deri në verën e vitit 2025.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.