
Ermal Krasniqi u transferua në janar nga Ballkani tek skuadra rumune e Cluj. Mbrëmjen e sotme, sulmuesi shqiptar është në fushë për ndeshjen që luhet në Olimpico ndaj Lazios për llogari të Conference League. Krasniqit i mjaftuan vetëm pak minuta për të shfaqur të gjitha aftësitë e tij teksa dribloi thuajse të gjithë mbrojtjen laciale duke u ndalur në fund vetëm me faull nga Patric.
Një ndërhyrje e rëndë e këtij të fundit me arbitrin që nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e kuq. Në këtë formë, Lazio vijon lojën me një lojtar mangët teksa Krasniqi ishte protagonisti kryesor ndërsa kujtojmë se në fushë është edhe Elseid Hysaj.