
Drejtuesi i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se ndihmat e dedikuara popullit të prekur nga tërmetet në Turqi janë dorëzuar tek KFOR-i turk për t’i nisur për në Turqi.
Kastrati, ka thënë se teksa i kanë dhuruar ndihmat së bashku me Behxhet Pacollin si pjesëmarrës në këtë inciativë, janë mirëpritur nga ambasadori i Turqisë në Kosovë dhe komnadati i KFOR-it turk, raporton Gazeta10.
“Ndihmat tona u nisen per ne destinacionin e tyre. Sot ishim te Kfori Turk ku ”Jetimat e Ballkanit” dhe “Fondacioni Behgjet Pacolli” dorezuan disa kamion e furgona me ndihma dedikuar popullit te prekur nga termetet ne Turqi. Bashke me z. Behgjet Pacolli u pritem nga ambasadori i Turqise ne Kosove z. Sabri Tunç Angılı, Konsullin e pergjithshem z. Celal Doğan, Komandantin e Kforit Turk z. Recai Yılmaz. Lusim Zotin te vdekurit ti meshiron e familjaret e tyre ti forcon. Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!”, ka shkruar Kastrati./Gazeta10