Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpëtohet një 14-vjeçar nga rrënojat në Turqi pas 260 orëve

Gazeta10
17 February 2023 - 10:16

Një djalë 14-vjeçar është shpëtur nga rrënojat pas 260 orëve pa tërrmetit në Turqi, raporton Gazeta10.

Lajmin për shpëtimin e fëmijës e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në Turqi Fahrettin Koca.

 “Osmani 14-vjeçar është përsëri me ne në orën e 260-të, pas përpjekjeve intensive. Tash për tash, ndërhyrja e parë mjekësore po kryhet në spitalin universitar “Mustafa Kemal”, shkroi ai.

Shpresat për të gjetur më shumë të mbijetuar tashmë ka filluar të zbehet, pasi kanë kaluar disa ditë që prej kur ka ndodhur tërmeti në Turqi.

Përveq djaloshit 14-vjeçar, në mediat turke është raportuar edhe për shpëtimin e dy burrave, njëri 33-vjeçar e tjetri 26-vjeçar, pas 216 orë pas tërmetit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.