
Deputeti Artan Behrami, në atë kohë pjesë e stafit të presidentit Hashim Thaçi, ka rrëfyer në dokumentarin e Kanal10 momentin kur mori vesh për aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai tregoi se gjatë udhëtimit nga Tirana drejt Vjenës nuk kishin pasur asnjë informacion për zhvillimet.
“Ne në Tiranë, posa hipëm në aeroplan për në Vjenë dhe deri sa kemi ateruar, nuk kemi ditur asgjë. Para se të aterojmë, e kam ndezur telefonin. U aktivizuan valët dhe kam parë me qindra SMS. E hapa mesazhin e gruas, sepse mendova që diçka në familje ka ndodhur. E pashë, shkruante: ‘Më thuaj që kjo është e pavërtetë’”, ka treguar Behrami.