Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj rrëfen takimin e parë me ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Gazeta10
14 September 2026 - 22:08

Nasim Haradinaj, në një dokumentar special kushtuar zhvillimeve në Hagë nga viti 2020 deri më sot, ka rrëfyer se si u takua për herë të parë me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai tregoi se në fillim masat e sigurisë ishin të rrepta, edhe për shkak të pandemisë COVID-19. Me kalimin e kohës, sipas tij, ata u lejuan të qëndronin bashkë.

“Kur kaloi koha e COVID-it, na kanë qitë bashkë me nejt. Unë e Cali, Ysi dhe kemi qenë bashkë. Ngritjen e aktakuzave e kemi parë në televizor dhe për herë të parë i kemi parë e kemi kontaktuar përmes dritares. Të parin e kemi parë bacën Jakup, të dytin Rexhën. Jemi përshëndetur, megjithatë na jepnin vërejtje. Kanë mujt me na dëgju, ne kemi kënduar këngë për UÇK-në dhe për unitet”, rrëfeu Haradinaj.

e se çfarë pret të mërkurën, Haradinaj tha se “Nëse dënohen do digjet e gjithë shqiptaria, s’ka barazim te UÇK-së me Mlladiqi”….

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.