
Për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e shtetit të Kosovës por edhe presidenti i Shqipërisë, së bashku bënë homazhe te varrezat e Prekazit,raporton Gazeta10.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kanë vizituar më herët dhe homazhet dhe nderimet te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh.
Po ashtu, për nder të 15 vjetorit të pavarësisë në sheshet e Prishtinës, do të parakalojnë ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës./Gazeta10