Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Po fillon të kriset marrëdhënia e çiftit Kiara dhe Luiz?

Gazeta10
17 February 2023 - 14:36

Të gjithë menduan se pas surprizës që Luizi i bëri Kiarës për Shën Valentin, gjërat mes çiftit do shkonin më së miri, por nuk ka ndodhur kështu, raporton Gazeta10

Që prej mbrëmjes së djeshme, Kiara ka mbajtur distancë nga Luizi ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të ketë besim.

Madje mëngjesin e sotëm Kiara është sjellë sikur Luizi nuk ekziston në shtëpi. Ajo ka shkuar në tualet dhe nuk e ka përshëndetur Luizin, i cili ndodhej aty.

Ky veprim e ka habitur Luizin, i cili i tha: “Kaq i padukshëm të dukem që as mirëmëngjes nuk thua?”. Kiara nuk iu përgjigj, por vazhdoi të ecte.  Aty ndodhej Valbona  dhe Luizi e pyeti “Ç’pati kjo?”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.