
Kanë përfunduar tri ndeshjet të cilat ishin në orar gjatë ditës së shtunë në Albi Mall Superligë.
Kryendeshja e kësaj xhiro përfundoi me goleadë, me rezultatin që përfundoi 5-1 në të mirë të skaudrës nga Gjilani. Golin e vetëm për skuadrën e Dukagjinit e shënoi Ergyn Ahmeti nga penaltia.
Ndeshja tjetër interesante u luajt në Podujevë mes Llapit dhe Trepçës ’89, ku fitues dolën skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina me rezultat 2-1.
Mirëpo, befasia e kësaj dite ndodhi në Ferizaj, ku akudra me po të njejtin emër fitoi me rezultat 1-0 ndaj skuadrës së Prishtinës, të cilët pësuan humbjen e dytë radhazi në stinorin pranveror.
Pas fitores ndaj Dukagjinit, Drita tashmë ngjitet në vendin e parë me 41 pikë, të paktën për një ditë, pasi nesër luan Bllkani, të cilët kanë një ndeshje më pak me pikë të barabarta.