Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i EULEX-it: Kosova ka male dhe natyrë spektakolare

Gazeta10
19 February 2023 - 18:39

Shefi i Misioni të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit, Lars Gunnar-Wigemark, të dielën e ka zgjedhur për ta vizituar vendin e quajtur “Guri i Diellit”, në fshatin Dolloc të Suharekës.

Ai tha se Kosova ka male dhe natyrë spektakore.

“Kosova me të vërtetë ka male dhe natyrë spektakolare. Dje ia bashkova trupit diplomatik në Prishtinë për një ecje në majën e Dollocit (“Guri i Dollocit” – 1653 m) në rajonin e Suharekës. Një ditë e bukur me diell së bashku me kolegë të lumtur dhe mikpritës” tha Gunnar-Wigemark.

Me iniciativë të kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, ambasadorët e 16 shteteve evropiane te akredituar në Kosovë kaluan fundjavën tek vendi i quajtur “Guri i Diellit” në fshatin Dolloc./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.