Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bekim Isufi: Zyrtarët e klubeve të jenë më të përgjegjshëm

Gazeta10
19 February 2023 - 23:04

I ftuari tjetër te emisoni i kësaj të diele te “Kmapionët” është edhe Bekim Isufi, trajner i disa skuadrave në futbollin e Kosovës, së fudnmi i Ballkanit.

Ai gjatë diskutimit për vendimet e marra nga komisioni i garave të FFK-së ka apeluar te zyrtarët e klubeve që të jenë më të përgjegjshëm.

“Gabimet po ndodhin shumë shpesh, zyrtrarët duhet të tregohen më të përgjegjshëm në detyrën e tyre.”

Ai vazhdon duke thënë se këso gabime fillestare nuk guxon të ndodhin, sidomos në fillim të kampionateve.

Kur u pyet për rastin diskutabil në Klinë, në ndeshjen mes Dukagjinit e Prishtinës, ai tha se ai do të reagonte njësoj si klubi i Prishtinës.

“Po të isha në vendin e Ismet Munishit, është e sigurt që do të reagoja në mënyrë të njejtë.” tha Isufi në vazhdim.

Ai shtonte më tutje se këso gabime si këto rastet e fundit nuk bën të ndodhin pasi dëmtojnë futbollin e Kosovës.

“Duhet të ipen dënime përkatëse, rigoroze ndaj gjithë atyre që bëjnë gabime, sidomos në regjistrimin e lojtarëve.” thoshte Isufi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.