
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një telefonate nga një qytetare është raportuar se rruga “Ruzhdi Jusufi” në fshatin Koshtovë të Mitrovicës është e vetmja rrugë që nuk është shtruar.
Qytetarja tregon se kanë bërë ankesë edhe në komunë por rruga ka mbetur njësoj, raporton Gazeta10.
Sipas saj, shumë pak metra kanë mbetur pa u shtruar me asfalt./Gazeta10