Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ilir Avdyli shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 20-të në Superligë

Gazeta10
20 February 2023 - 11:57

Portieri i Llapit, Ilir Avdyli është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Avdyli kishte një paraqitje fantastike kundër Trepçës ’89 dhe ishte një nga më meritorët që Llapi mori pikët e plota në atë takim.

Gardiani i Llapit në atë ndeshje priti penaltinë e ekzekutuar nga Ardian Muja në pjesën e parë.

Pasi mori çmimin e më të mirit të javës, Avdyli deklaroi se është mjaft i lumtur dhe se me Llapin synon që të arrijë top treshen në elitën e futbollit kosovar.

“Të shpallësh më i miri i xhiros është një kënaqësi e madhe sidomos për faktin që kjo xhiro ka pasur shumë gola dhe rrjedhimisht konkurrenca për ‘Yllin e Javës’ ka qenë e madhe. Ndeshjet si vendas dhe presioni i pikëve nuk lejojnë që ekipi të jetë i liruar dhe të bëjë lojë kreative, prandaj edhe ndeshja me Trepça ’89 ka qenë e vështirë. Më gëzon fakti që e kam ndihmuar ekipin të arkëtojë 3 pikë shumë të rëndësishmë për vazhdimësi më të qetë në Albi Mall Superligë. Besoj që jemi në rrugë të duhur për të arritur objektivat tona dhe do të punojmë shumë nga ndeshja ne ndeshje“, deklaroi Avdyli.

Llapi arriti që në xhiron e 20-të të triumfojë kundër Trepçës ’89 në shtëpi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.