Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KB Peja dhe Can Sevim ndajnë rrugët

Gazeta10
20 February 2023 - 12:08

Klubi basketbollistik Peja ka ndarë rrugët me trajnerin turk, Can Sevim.

Sevim erdhi te Peja në fillim të këtij sezoni, por është larguar nga ky klub pak kohë para fillimit të fazës së “Play-Offit” në Superligën e Kosovës.

Njoftimin për largimin e trajnerit turk, “Verdhezinjët” e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“KB Peja njofton se me marrveshje të dyanshme ka ndërpre bashkëpunimin me trajnerin Can Sevim. Trajnerin Sevim e falemnderojmë për punen e tij të madhe këtë sezonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Shkarkimi i Sevim erdhi pas humbjes që kjo skuadër e pësoi në Final Eight Kupën e Kosovës kundër Rahovecit.

Peja gjendet në pozitën e tretë në tabelë në elitën e basketbollit kosovar, ku pas 22 ndeshjeve kanë 15 fitore e shtatë humbje.

Ndeshjen e radhës në Superligë, Peja e luan në shtëpi kundër Ponte Prizrenit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.