
Kryendeshja e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës do të luhet pa praninë e tifo-grupit “Intelektualët”.
Një gjë të tillë e ka vendosur Prishtina nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
Sipas klubit nga kryeqyteti, ky vendim është marrë për arsye sigurie.
“FC Prishtina pas kërkesës në Policinë e Kosovës, ndeshjen e xhiros së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ndaj FC Dritës, ka vendosur që ta zhvillojë pa prezencën e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar.Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të kushteve të sigurisë në stadium. Klubi jonë kërkon mirëkuptim pasi po përballet me mungesë stadiumi për shkak të punimeve në “Fadil Vokrri” dhe në këto rrethana jemi të detyruar të zhvendosemi në stadiume të tjera” thuhet në njoftimin e klubit.
Që të dyja këto klube janë në pjesën e epërme të tablës dhe janë pretendentët kryesorë për daljen në Evropë.
Kjo ndeshje luhet në mërkurën me fillim nga ora 13:00.