Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Osmani dhe Hovenier përkujtojnë Ditën Kombëtare të Presidentit të ShBA-së

Gazeta10
20 February 2023 - 14:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të ShBA-së, me një aktivitet ku merrnin pjesë dhe një grup fëmijësh, te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.

Dita e Presidentit në Shtetet e Bashkuara, është një festë kombëtare, e cila festohet të hënën e tretë të shkurtit, në nder të Presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, George Washington.

Në këtë aktivitet nuk ishin ftuar mediet, por Ekonomia Online rastisi në vend të ngjarjes dhe ju sjell disa pamje.

Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës “”Miqtë e Amerikës” i ka dhuruar presidentes Vjosa Osmani-Sadriu një poster me kornizë me të gjithë Presidentët e SHBA-së.

Pas aktivitetit, presidentja Osmani nuk ka dashur të flasë as për këtë ngjarje dhe as për qëndrimin e saj rreth Planit Franko-Gjerman. “Nuk mund të flas në rrugë. Dihet qëndrimi im për Planin, nuk ka ndryshuar”, tha ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.