
Marcus Thuram në verë do të largohet nga Borussia Monchengladbach si transfer i lirë.
Thuram nuk ka arritur marrëveshje me ekipin gjerman për rinovimin e kontratës dhe në verë ai do të jetë agjent i lirë.
Për shërbimet e tij kanë shprehur interesim dy skuadrat e njohura angleze, Chelsea dhe Manchester United.
Francezi tashmë është një gjashtë muajt e fundit të kontratës me Monchengladbach dhe mund të negociojë më cilëndo skuadër për një kalim të mundshëm në verë.
25-vjeçari ka shënaur 14 gola në 22 ndeshje me ekipin gjerman këtë edicion, ndërsa ishte paraqitur pesë herë më kombëtaren e Francës në Botërorin e Katarit.