Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani me ambasadorin Hovenier e shënojnë Ditën e Presidentit tek Statuja e Bill Clintonit

Gazeta10
20 February 2023 - 16:48

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë shënuar Ditën e Presidentit.

Këtë shënim e kanë bërë te statuja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

”Statuja e #PresidentsDay të SHBA-së! Presidenti Clinton ishte thellësisht mirënjohës për pjesën e tij në sigurimin që Kosova “kishte një shans për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”. Sot, ne e shohim atë vizion në veprim“, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

Kohëve të fundit, opozita në Kosovë është duke e kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen në raport me SHBA-të./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.