Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shala për ‘injorimin’ e Kurtit dhe Osmanit nga Blinken: Notë proteste nga SHBA-ja

Gazeta10
20 February 2023 - 21:28

Takimi i sekretarit amerikan, Antony Blinken me palën serbe dhe mos realizimi i një takimi me krerët e shtetit tonë, presidenten Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka hedhur dyshime për prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Por, sipas analistit, Krenar Shala, kjo nuk është diçka problematike pasi që vërehet se perëndimi e lëmon më shumë Serbinë çdo herë karshi Kosovës, raporton Gazeta10.

“E kam përmend që Serbia lëmohet më shumë karshi Kosovës, kjo s’do të thotë se perëndimi e don Serbinë më shumë se Kosovën. Po është e vërtet që perëndimi po harxhon energji më shumë për me rehatu Serbinë, po kjo nuk do të thotë se po takohen ata për Blinken e neve na ka mbyll Amerika.”, ka thënë Shala.

Tutje, Shala ka thënë se mos takimi nga Blinken i udhëheqëseve tanë mund edhe të jetë një notë proteste, por që ‘’nuk është serioze’’.

“Po mund të jetë kjo një farë notë proteste, po për mua nuk është serioze dhe problematike, sepse qëndrimet e Kosovës janë jo vetëm parimore por edhe në përputhje me interesat e SHBA-ve. Për më shumë Qeveria ka deklaruar se ka pranuar planin evropian.”, ka thënë Shala.

Së fundi, Shala ka thënë se Serbia përkëdhelet për ta larguar nga Rusia dhe për shkak se Serbia ka më shumë potencial destabilizues./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.