Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet

Gazeta10
21 February 2023 - 9:30

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar së fundmi në Facebook lidhur me rritjen e subvencioneve dhe zvogëlimin e investimeve,raporton Gazeta10.

Sipas tij mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet.

Shihni foton më poshtë. Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2019: 👇

subvencionet dhe transferet janë rritur për +70%,

investimet kapitale janë zvogëluar për -21%.

Nuk ka zhvillim ekonomik me subvencione e transfere. Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie.

Ja çfarë kanë bërë qeveritarët majtistë në vitin 2022:

41% të buxhetit e kanë shpenzuar në subvencione dhe transfere (më 2019 ka qenë 30%)

16% të buxhet e kanë shpenzuar për investime kapitale (më 2019 ka qenë 25%).

Ky raport do të duhej të ishte i kundërt. Kështu nuk zhvillohet ekonomia, por rritet varësia e qytetarëve nga skemat sociale. Asnjë ekonomi nuk është zhvilluar duke e shpenzuar 42% të buxhetit në subvencione, por duke shpenzuar më shumë në investime kapitale publike edhe private. Vetëm investimet e zhvillojnë ekonominë, pasi ato e rrisin kapacitetin prodhues./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.