Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nis intervistimi i Haki Abazit nga Prokuroria Speciale (FOTO)

Gazeta10
21 February 2023 - 10:04

Prokuroria Speciale ka nisur intervistimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari.

I pranishëm ishte edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili ka bërë kërkesë që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të Abazit në Prokurori.

Kujtojmë që javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.