Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani e Steinmeier pajtohen se propozimi evropian ka sjellë momentum të veçantë në dialog

Gazeta10
21 February 2023 - 16:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, si pjesë e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve aleate.

Në këtë bisedë telefonike, siç u bë e ditur në komunikatë, u bisedua për zhvillimet e fundit në rajon, dialogun me Serbinë, marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, si dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Presidenti Steinmeier vlerësoi procesin e reformave në Kosovë, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe shprehu përkrahje për rrugën euro-atlantike të vendit tonë.

Ndërsa, Osmani e falënderoi Steinmeierin për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë karshi integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike, derisa potencoi rëndësinë e ecjes përpara me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, bashkëbiseduesit u pajtuan për momentumin e veçantë që ekziston në këtë proces pas propozimit evropian, të mbështetur edhe nga SHBA-të, ndërkaq Presidentja Osmani potencoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.”, u bë e ditur tutje në komunikatë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.