Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq për takimet në Bruksel: Kurti me trikat e tij, flet vetëm për vuajtjet, Millosheviqin e Demaçin

Gazeta10
22 February 2023 - 0:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjithmonë do të marrë pjesë në bisedime me Kosovën, por tha se me kryeministrin Albin Kurti nuk ka bisedime.

Sipas tij, Kurti fillon dhe flet për vuajtjet e tij, Sllobodan Millosheviqin dhe Adem Demaçin.

“Menjëherë fillon të flasë për Sllobodan Millosheviqin, Adem Demaqin dhe “vuajtjet e tij”. Unë do të flas për Asociacionin, por edhe me përfaqësuesit evropianë për të formuar Asociacionin. Jam i vetëdijshëm për truket e tij. Ata nuk mund të më befasojnë”, tha Vuçiq, shkruan pink.rs.

Ndryshe, të hënën Vuçiq dhe Kurti do të udhëtojnë në Bruksel për të  vazhduar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.