
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një telefonate është raportuar se rruga në fshatin Dajkoc po sjell probleme për banorët.
Sipas tij kjo rrugë bllokohet e tëra vetëm nga një shi i rënë, raporton Gazeta10.
Banori shton se janë 13 shtëpi në atë lagje, dhe njëra nga ato shtëpi pas reshjeve të shiut i bllokohet edhe hyrja në oborr.
Ai tregon se duhet të bëjnë një rrugë të gjatë që të lëvizin.
Sipas tij ata kanë bërë kërkesë edhe në komunë por nga kjo e fundit askush nuk është përgjigjur./Gazeta10