
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se banorët e fshatit Pasomë po kanë probleme me ujin.
Banorët tregojnë se e gjitha kjo po vie si pasojë e gurëthyesit i cili po e ndotë ujin e pijes, raporton Gazeta10.
“Ky gurëthyes e ka dëmtuar shumë lagjen tonë pikërisht lagjen ‘Dautaj’ nga pluhuri i madh është ndotur edhe uji, përveq ujit ky gurëthyes e ka dëmtuar edhe rrugën në këtë pjesë”, tha ai.
Sipas banorëve Komuna e Vushtrisë duhet të ndërrmar masa për këtë problem./Gazeta10