Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qeveria lejon që Trepça të marrë hua deri në 20 milionë euro

Gazeta10
22 February 2023 - 11:35

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka lejuar që Trepça të marrë deri në 20 milionë euro hua nga Ministria e Financave, raporton Gazeta10

Për marrjen e këtij borxhi i gjithë kabineti qeveritar votoi pro.

Kryeministri Albin Kurti tha se zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin ekonomik.

“Zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin ekonomik në vend dhe për këtë investimi në ndërmarrje publike është i nevojshme. Prandaj kërkohet huamarrje deri në 20 milionë nga Trepça me qëllim të investimit kapital në miniera dhe flotacione” tha Kurti.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, tregoi se si do të shpenzohen këto 20 milionë euro.

“Kjo huamarrje është në kuadër të veprimeve që kemi bërë si qeveri për kthyer gjendjen e mirë në ndërmarrjet publike probabilitetit dhe mirë menaxhimit. Pritet për tu investuar në maqina për miniera dhe floatcione që do të mundësonte rritjen e prodhimit” tha Murati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.