Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Carlo Ancelotti me fjalë të mëdha për Vinicius Junior

Gazeta10
22 February 2023 - 19:46

Vinicius Junior mbrëmë gjatë ndeshjes së Real Madrid ndaj Liverpool tregoi performancë të jashtëzakonshme duke shënuar dy gola e dhuruar një asist.

Pas ndeshjes, trajneri i “Los Blancos” thuri lavdata për sulmuesin anësor nga Brazili, Vinicius Junior, duke thënë se ai është i gatshëm çdo herë të shkaktojë ‘dëm’ te kundërshtari.

“Vinicius është një nga lojtarët më vendimtar në botën e futbollit këtë sezon”, kishte thënë Ancelotti në konferencën pas ndeshjes.

“Ai nuk ndalon asnjëherë dhe shpresoj që do të vazhdojë kështu”, thoshte më tutje italiani.

Vinicius Junior llogaritet si një nga lojtarët kryesor të Real Madrid që nga sezoni kaluar, ku edhe shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve, pikërisht ndaj Liverpool.

Këtë sezon, Vinicius është lojtari me më së shumti kontribut në fazën e sulmit duke arritur shifrën e 27 golave + asisteve.

Anesori brazilian është lojtari me më së shumti tentime (28) dhe me më së shumti goditje në portë (15) në pesë ligat më të mira evropiane, si dhe është lojtari më i fauluar (82 herë).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.