Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përfundon bastisja në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit, avokati tregon detaje

Gazeta10
22 February 2023 - 18:48

Bastija e nisur para më shumë se 10 orëve në shtëpinë e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi ka përfunduar, këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Qerkini.

Bastisja u zhvillua përmes një aksioni me urdhër nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta10.

Megjithatë, avokati Qerkini para pak minutash deklaroi para gazetarëve se për këtë bastisje pati një pretendim nga ana e Speciales për një vepër penale.

“Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur banesa e Adil Behramajt, me një pretendim për vepër penale e cila sipas tyre është juridiksionit të Dhomë së Specializuar. Dhoma e ka parë vendimin e ka bërë një vlerësim fillestar të tij. Mendojmë se ky vendim nëse disa pika është i përfshirë në shkelje Kushtetuese. Mirëpo ne, ne do të t’i adresojmë këto çështje në momentin e duhur. Zoti Behramaj nuk është njoftuar për bazën e akuzave kundër tij, është fazë shumë e hershme.”, tha Qerkini.

Këtë aksion të Speciales e ka asistuar edhe Policia e Kosovës bashkë me misionin e EULEX-it./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.