
Youri Tielemans në verë do të largohet nga Leicester City, por jo edhe nga futbolli anglez.
Tielemans në verë pritet të largohet nga Leicesteri gjatë kësaj vere, atëherë kur i skadon edhe kontrata dhe ai nuk ka pranuar të rinovojë me “Dhelprat”.
Sipas raportimeve të fundit, Arsenali është favorit për të nënshkruar me mesfushorin 25-vjeçar.
Situatën e Tielemans aktualisht janë duke e monitoruar edhe Barcelona edhe Newcastle United, por Arsenali po kryeson garën për transferimin e tij.
Belgu është pjesë e ekipit anglez që nga viti 2019, ku u transferua nga Monaco për shumën e 45 milionë eurove.