
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, tha se opozita është për turp lidhur me mbledhjen e komisionit ku u diskutua për skandalin e ambasadorit Martin Berishajt.
Ai tha se Abelard Tahiri do të duhej të përfundonte atë që kishte nisur duke ju referuar shkarkimit të ambasadorit Berishaj.
Ai e ka krahasuar Tahirin me “pulën” duke thënë se po kokoris në Kuvend, raporton Gazeta10.
“Unë menova që kanë me ba llom ne komision. Po shajnë nëpër media. Po kokorisin nëpër Kuvend kundër tij. A e ke pa Abelardin? Kur erdhi në komision Martin Berishaj, aty po bëhen si pula. Unë se disha a është Abelard Tahiri ai. Asnjë pyetje. A knej Abelard shajke nëpër media. Pse s’po ia thojnë ner sy Martin Berishajt. Si pula po bëhen aty. Është për turp se çka diskutojnë ne Kuvend e çka në komision. Është për turp”, tha ai./Gazeta10